![Picture](/uploads/2/5/1/4/25149018/951921970.jpg)
Më se dy milionë fjalëkalime janë vjedh nga rrjetet sociale si Facebook, Google e Yahoo, dhe portale tjera, dhe të njëjtat janë hedh në internet.
Detajet e këtyre llogarive, besohet se janë shkarkuar në internet nga një grup kriminal, thonë ekspertët.
Dyshohet se të dhënat private janë marr nga kompjuterë të infektuar me një virus që sulmoi softveret.
Ende nuk dihet se sa të vjetra janë këto detaje – por ekspertët lajmërojnë se edhe informatat e vjetëruara paraqesin rrezik.
“Ne nuk e dimë se sa prej këtyre detajeve ende punojnë”, vlerëson një hulumtues i sigurisë kibernetike, Graham Cluley për BBC-në.
“Ajo që dimë është se 30-40% të njerëzve përdorin të njëjtin fjalëkalim në portale të ndryshme. Kjo është një gjë që njerëzit nuk duhet ta bëjnë”, shtoi ai.
Portali në të cilin janë publikuar fjalëkalimet është zbuluar nga një kompani e sigurisë kibernetike Trustwave.
Sipas statistikave të vendndodhjes së fjalëkalimeve të vjedhura, del se më së shumti janë dëmtuar holandezët, me mbi 1 milion përdorues, në vend të dytë janë tajlandezët me 3300 fjalëkalime të vjedhura, të tretit amerikanët me 3100, e kështu me radhë.