NASA është gati të mbjellë bimë në hënëPër të provuar nëse hëna do të ishte një vend i përshtatshëm për të krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e jetës, shkencëtarët e agjencisë hapësinore amerikane NASA kanë në plan të nisin eksperimentet në vitin 2015.
Agjencia amerikane ka shpalosur projektin e saj për të dërguar në sipërfaqen e hënës, një kuti transparente, ku do të mbillen fara nga bimë të ndryshme, ndër të cilat borzilok dhe rrepa. Kutia do të jetë e pajisur me oksigjen dhe një filtër që përmban lëndët e nevojshme ushqyese.
Janë mbi 100 fara që do të provohet të mbijnë në këtë kuti. Faza e parë e monitorimit që do të kryet drejtpërdrejt përmes kamerave në tokë, sipas shkencëtarëve është ajo 10 ditore e mbirjes. Nëse kalon me sukses, për 14 ditët në vijim testohet mbijetesa ndaj rrezatimit dhe gravitetit të hënës, nivele që janë të ndryshme nga ato të tokës.
Më pas, nëse mbijetesa zgjat për 60 ditë, kjo do të thotë se mund të vijojë edhe procesi i riprodhimit bimor në mjedisin hënor. Nëse i gjithë misioni përfundon me sukses, shkencëtarët thonë se edhe njerëzit mund të jetojnë në hënë, pasi bimët kanë nevojë për të njëjtët përbërës ushqyes për të mbijetuar.